Sot, rreth orës 01:27, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër, njësia e policisë e Ferizajt ka ndaluar një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit, u konstatua se shoferi G.K., 23 vjeç, ishte duke drejtuar automjetin e tij të tipit Golf me një shpejtësi prej 145 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h. Shpejtësia e lartë është verifikuar përmes një radari laserik. Si pasojë e kësaj shkelje, shoferi u dënua me një gjobë prej 300 €, iu hoqën 3 pikë nga patenta dhe iu ndalua drejtimi i mjetit motorik për një periudhë tre mujore, duke u përjashtuar gjithashtu nga trafiku.

Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se do të vijojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe forcimit të respektimit të rregullave të trafikut. Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo shkelje apo situatë rreziku që vërejnë në trafik.

Leave A Reply
Exit mobile version