Para nisjes së seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka shprehur shqetësimin e tij për përgjegjësinë e LVV-së dhe Albin Kurtit në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga bllokada institucionale në të cilën gjendet Kosova. ‘Është përgjegjësi e Kurtit dhe partisë së tij që Kuvendi të konstituohet. Fatkeqësisht është e turpshme ajo çfarë po ndodh; bota po përjeton kriza të shumta, ndërkohë që ne po përplasemi rreth çështjeve të pozicioneve politike. Kjo situatë e papranueshme duhet të marrë fund,’ ka theksuar Gashi.

Në reagim ndaj deklaratave të Lumir Abdixhikut, kryetarit të LDK-së, se LVV ka angazhuar njerëz për punën në koalicion, Gashi tha se ai personalisht nuk është në dijeni të asaj që ka deklaruar Abdixhiku dhe nuk ka marrë pjesë direkt në ato diskutime.

Leave A Reply
Exit mobile version