Thumbi i Arbenitës
Modelja Arbenita Ismajli, përmes rrjeteve sociale, i dërgoi një thumb ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero. Ajo e çoi vajzën e tyre, Ninën, në një hapësirë ku njerëzit shprehin ndjenjat me letra, duke shkruar zemëratat që kanë ndaj personave të ndryshëm.

Arbenita sqaroi se Nina ende nuk di të lexojë dhe se mesazhi i saj ishte për paqe. Megjithatë, mes letrave të të tjerëve gjendeshin edhe shënime që shprehnin zemërim ndaj babait të tyre.

Reagimi i Feros
Pas këtyre postimeve, reagoi edhe Fero. Në profilin e tij në Instagram ai publikoi një thënie në anglisht: “Nuk pendohem për asgjë, por jam padyshim i vetëdijshëm për gjërat që nuk do t’i bëja sërish.”

Burimi: botasot.info

Exit mobile version