Reagimi i avokatëve
Avokatët e Cassie Ventura, Douglas Wigdor dhe Meredith Firetog (Wigdor LLP), reaguan pas shpalljes së dënimit për Sean “Diddy” Combs. Në një deklaratë për media, ata theksuan se, edhe pse asgjë nuk mund ta zhdukë traumën e shkaktuar nga Combs, vendimi i sotëm pasqyron seriozitetin e veprave të tij. Sipas tyre, me mbështetjen e familjes dhe miqve, zonja Ventura do të vazhdojë rrugën e shërimit, duke ditur se guximi i saj ka frymëzuar shumë njerëz.

Vendimi i gjykatës
Të premten, më 3 tetor, Gjykata Federale e dënoi Combs me 50 muaj burg, pas një gjykimi gati dy mujor që përfundoi në korrik me shpalljen fajtor për dy akuza të transportimit për të kryer prostitucion. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut seksual dhe të zhvatjes. Duke llogaritur kohën e qëndrimit në paraburgim, Combs pritet të vuajë realisht 36 muaj, pasuar nga pesë vite mbikëqyrje. Gjyqtari Arun Subramanian vendosi edhe gjobën maksimale prej 500 mijë dollarësh.

Sfondi i çështjes
Cassie, e cila nga viti 2007 deri në 2018 ka qenë në një marrëdhënie të ndërprerë me Combs, në nëntor 2023 paditi për abuzim seksual dhe dhunë fizike; çështja u zgjidh një ditë pas depozitimit. Më pas, publikimi i një videoje të vitit 2016, ku supozohet se Combs e dhunon fizikisht në një hotel, solli në dritë akuza të tjera. Ventura, tashmë shtatzënë me fëmijën e tretë, dëshmoi gjatë gjyqit federal për trafikun seksual, duke dhënë detaje tronditëse mbi marrëdhënien dhe festat e ashtuquajtura “Freak Off”.

burimi: deklarata për media e Wigdor LLP; dokumente të gjykatës federale

Exit mobile version