AAK drejt Kuvendit
Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka deklaruar se është tashmë e konfirmuar që Aleanca do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Tahiri: 50 mijë vota tashmë në Kosovë
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai theksoi se kjo vlen edhe nëse AAK nuk merr asnjë votë shtesë përtej rreth 50 mijë votave që ka aktualisht në Kosovë. “Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar”, shkroi ai.

Mesazhi për publikun
“Veç thash t’ju kallxoj, për ju që nuk e dini”, shtoi Tahiri.

Burimi: Postim i Besnik Tahirit në rrjetet sociale.

Exit mobile version