Lidhja mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit po përjeton momente të veçanta. Kjo konfirmohet edhe nga një postim i bërë së fundmi. Gjatë një eventi ku të dyja ishin të pranishëm, Sara ka filmuar Erikun duke i dërguar puthje. Me një buzëqeshje që lind nga dashuria e pastër, ai i afrohet Sarës, e cila po e xhiron, për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë. Është e rëndësishme të theksojmë se ata ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien e tyre përmes ndonjë deklarate apo postimi në rrjete sociale.