Postimi i Luizit

Luiz Ejlli publikoi një story në Instagram që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Ai shpërndau një foto të bashkëshortes, Kiarës, e cila shfaqet përfekt me një fustan të artë, elegant, të zbukuruar me detaje shkëlqyese që theksojnë finesën dhe bukurinë e saj. Mbi foto, Luizi shkroi: “Edhe se është kohë e keqe, furtunë dhe shi, prap falë teje TV rri xham.”

Foto: /media/botasot.info/images/2025/October/05/auto_Screenshot_2025-10-05_2340151759700345.png

Nisja e sezonit të ri

Ky dedikim vjen teksa sonte nis sezoni i ri i “Portokalli”, ku Kiara do të jetë në moderim dhe, herë pas here, do të shfaqet edhe në skeneta.

Marrëdhënia dhe familja

Edhe pse shpesh janë në qendër të vëmendjes, Luizi dhe Kiara vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të ngrohtë, duke e shprehur dashurinë për njëri-tjetrin në mënyra të thjeshta, por plot kuptim. Dashuria e tyre është kurorëzuar me vajzën Luna, e cila rritet çdo ditë nën përkujdesjen e prindërve dhe dashurinë e publikut.

Planet artistike

Luizi vijon me projektet muzikore dhe koncertet, ndërsa Kiara është e fokusuar te show “Portokalli”. Çifti ka premtuar se së shpejti do të publikojnë edhe një film, ku protagonistë do të jenë të dy.

Burimi: botasot.info

Exit mobile version