Kontrolli dhe zbulimi
Në zonën e ardhjeve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kryen kontroll ndaj një udhëtari dhe bagazhit të tij. Gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik, në trupin e tij, të fshehura në çorape, u gjetën 8,000 funte britanike para të padeklaruara, përveç një shume tjetër që mbante me vete. Në total u gjetën 9,300 funte britanike, që sipas kursit zyrtar të këmbimit korrespondojnë me 10,611.59 euro.

Masat dhe procedurat
Ndaj udhëtarit u aplikua masë administrative në vlerën 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare u ndalua përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është dërguar edhe te sektori i Hetimeve për veprime të mëtejshme.

Burimi: KosovaPress

Exit mobile version