Mesazhi i artistes
Ylli i muzikës amerikane, Dolly Parton, i dha fund thashethemeve për gjendjen e saj shëndetësore me një video ku shfaqet e qeshur gjatë xhirimeve të një reklame, duke theksuar: “Nuk kam vdekur ende!” 79-vjeçarja reagoi pas zërave që u përhapën kur anuloi disa paraqitje të planifikuara. “A ju dukem e sëmurë? Po punoj fort këtu”, dëgjohet të thotë në video. Ajo shtoi se, megjithëse po qarkullojnë shumë fjalë, Zoti nuk ka përfunduar ende punë me të dhe se nuk e ka ndalur as punën.

Thirrja e motrës për lutje
Motra e saj, Frida Parton, iu drejtua fansave në mbarë botën që të luten për Dolllyn, duke theksuar besimin e saj në fuqinë e lutjes dhe duke thënë se ishte lutur gjithë natën për motrën. Ky apel ndezi edhe më shumë diskutimet mbi shëndetin e artistes.

Shëndeti dhe sqarimet e Dolly-t
Edhe pse pranoi se po përballet me disa shqetësime shëndetësore, Dolly Parton kërkoi të ulte tonet e alarmit që shkaktuan këto deklarata, pasi disa i interpretuan si një paralajmërim për rrezik të afërt. “Vlerësoj lutjet tuaja, jam besimtare, por dua të dini se jam mirë”, theksoi ajo. Këngëtarja u shpreh se pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit e ka lënë disi pas dore shëndetin, por tani po merret me to. “Nuk është asgjë serioze, thjesht më është dashur të anulloj disa angazhime që të qëndroj më pranë shtëpisë,” shtoi Parton.

Anulimet dhe riplanifikimet
Së fundmi, Dolly Parton anuloi gjashtë koncertet e parashikuara për muajin dhjetor në Las Vegas, të cilat i ka riplanifikuar për shtator 2026. Përveç tyre, ajo ka pezulluar edhe pjesëmarrjen në ceremoninë e nderit të Oscar-it më 17 nëntor, ku ishte planifikuar të performonte.

Burimi: Raportime mediatike dhe videoja e publikuar nga Dolly Parton

Exit mobile version