Në koncertin e saj të mbajtur mbrëmë në New York, këngëtarja e njohur nga Kosova, Dua Lipa, ndau një moment të veçantë me fansat e saj duke u rikthyer në fëmijërinë e saj në Prishtinë. Ajo shfaqi një video ku shihej e vogël duke kënduar në anglisht gjatë periudhës së shkollës.

Si zakonisht, Dua Lipa ka për qëllim të nderojë artistët lokalë në çdo vend ku performon gjatë turit të saj botëror. Kësaj radhe në New York, ajo zgjodhi të performonte këngën ‘No One’ të artistes së famshme amerikane, Alicia Keys. Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që ajo e këndonte këtë këngë, pasi e kishte bërë një gjë të tillë vite më parë në Prishtinë.

para se të fillonte të këndonte live, Dua solli videon e saj të fëmijërisë, duke e ndarë këtë kujtim të ëmbël me mijëra fansat e pranishëm, të cilët e pritën këtë performancë me shumë entuziazëm.

Exit mobile version