Akuza për mungesë miratimi
Sipas dy asamblisteve të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri i kishte njoftuar degën dhe strukturat e partisë se kishte miratim nga kryesia qendrore e LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen, por një gjë e tillë rezultoi të mos jetë e vërtetë.
Distancimi nga koalicioni me VV
Dy asamblistet u distancuan nga koalicioni “kokë më vete” i Tahirit me Vetëvendosjen.
Deklarata e përbashkët
Ne, si asambleiste të zgjedhura të Lidhjes Demokratike të Kosovës në degën e Vushtrrisë, deklarojmë publikisht se distancohemi plotësisht nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe pa koordinimin e organeve qendrore të LDK-së.
Në takimin e djeshëm kërkova sqarim nëse marrëveshja në fjalë ishte realizuar në bashkërendim me qendrën e partisë dhe në përputhje me statutin e LDK-së; kryetari Xhafer Tahiri pohoi se po.
Fotografia e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret dhe u realizua pas një pohimi të pavërtetë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së.
Megjithatë, theksojmë me vendosmëri se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat tona politike.
Me respekt,
Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama, asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Burimi: Deklarata e përbashkët e Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama
