Dy persona janë vënë nën hetimin e policisë pasi raportuan se ishin përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë, por policia zbuloi se ata nuk ndodheshin brenda mjetit në momentin e aksidentit. Policia ka shprehur se këto deklarime të rreme u bënë me synimin për të manipuluar faktet rreth rrethanave të aksidentit.

Policia njoftoi se më 16 korrik 2025, një aksident trafiku me lëndime trupore u raportua në kryeqytet. Menjëherë pas raportimit, njësia e trafikut të kryeqytetit nisi hetime për të zbardhur detajet e ngjarjes. Gjetjet fillimisht treguan se, në kohën e incidentit, personat e dyshuar nuk ishin prezent në vendin e ngjarjes dhe kishin dhënë informacione të pasakta për të ndikuar në rrjedhën e hetimeve.

Pas marrjes së dëshmimeve, dhe me rekomandim nga prokurori, ndaj të dyshuarve u hap rast penal për akuzën e ‘Deklarimit të rremë’.

Leave A Reply
Exit mobile version