Autoritetet finlandeze kanë njoftuar se qytetarëve rusë dhe bjellorusë do t’u ndalohet të blejnë prona në Finlandë. Ky ndalim, i cili hyri në fuqi dje, bën pjesë në masa të ndërmarra nga Finlanda për të fortifikuar sigurinë kombëtare, sipas asaj që raporton Telegrafi. Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Antti Hakkanen, deklaroi se ky vendim është një reformë shumë e rëndësishme që duhej bërë prej kohësh. ‘Kur mora detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes, pashë këtë si një defiçit të madh dhe fillova të përgatis planin për ndalimin e transaksioneve të pronave rreth dy vite më parë,’ shpjegoi ai në një postim në X. Hakkanen theksoi se ky hap është i rëndësishëm për ‘forcimin e sigurisë të Finlandës’ dhe ‘përgatitjen kundër çdo lloj ndikimi’.

Leave A Reply
Exit mobile version