Sqarimi i FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhënë sqarime për një episod të vërejtur në Mitrovicën e Veriut, ku disa automjete të saj u panë duke qarkulluar në atë territor. Sipas njoftimit, rreth orës 10:30, gjatë lëvizjes së një konvoji nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e forcës kanë devijuar gabimisht nga drejtimi i paraparë.

Gabim në orientim, pa pasoja
FSK thekson se bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm në orientim. Situata u menaxhua menjëherë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Burimi: Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

Exit mobile version