Reagimi i parë
Gene Simmons, ikona e KISS, u shpreh për herë të parë pas aksidentit automobilistik që e çoi në spital këtë javë në Malibu, duke i qetësuar fansat se është plotësisht në rregull. 76-vjeçari humbi ndjenjat teksa po drejtonte Lincoln Navigator-in e tij në Pacific Coast Highway dhe u përplas me një automjet të parkuar. Ai u dërgua menjëherë në spital, u la i lirë dhe tani po rikuperohet në shtëpi.

Mesazhi në X
Në një postim në X, Simmons falënderoi publikun për mbështetjen dhe, me humor, pranoi: “Pësova një gërvishtje të lehtë me makinën. Ndodh, sidomos për ne që jemi shoferë të tmerrshëm. Dhe unë jam një prej tyre. Gjithçka në rregull.”

Çfarë ndodhi sipas bashkëshortes
Shannon Tweed, bashkëshortja e tij, sqaroi se ai kishte humbur ndjenjat për shkak të një ndryshimi të fundit të medikamenteve dhe mungesës së hidratimit. Ajo shtoi se automjeti kaloi disa korsi trafiku para se të ndalej, por fatmirësisht Simmons nuk pësoi dëmtime serioze.

Sfondi shëndetësor
Kjo s’është hera e parë që muzikanti përballet me probleme shëndetësore. Në vitin 2023, ai u dehidratuar gjatë një koncerti në Brazil; më herët ka bërë të ditur se vuan nga fibrilacioni atrial, një gjendje e zemrës që e menaxhon me pushim dhe lëngje.

Aktivitetet muzikore
Pas tërheqjes nga KISS në vitin 2023, Simmons ka vijuar të performojë me Gene Simmons Band. Ai pritet të rikthehet në skenë muajin e ardhshëm në Las Vegas, së bashku me ish-anëtarë të KISS, për “Kiss Kruise”.

(burimi: DailyMail)

Exit mobile version