Përmes një postimi publik, publicisti Gëzim Mekuli ngriti disa pikëpyetje të forta për heshtjen e pazakontë të Beogradit ndaj protestës së thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Mekuli vëren se, ndryshe nga reagimet e menjëhershme të Serbisë zyrtare edhe për ngjarje të dorës së dytë në Kosovë, kësaj here Beogradi është futur në një qetësi të thellë. Ai shton se mosreagimi i presidentit Vuçiq ndaj një nisme të tillë nga “miku” Rama nuk duket rastësi dhe mund të sinjalizojë një marrëveshje të heshtur, duke e kthyer dyshimin në paralajmërim serioz, përcjell Bota Sot.

Heshtje e pazakontë
Nuk dëgjohet asnjë qëndrim nga Beogradi për “protestën” e thirrur në Tiranë nga Rama, në “shenjë solidariteti” me ish-udhëheqësit e UÇK-së që mbahen në Hagë.

Kontrasti me reagimet e shpejta
Një ditë më parë, Serbia zyrtare, mediat dhe opozita u prononcuan brenda rreth 30 minutash për shkak se tre kamionë të ndryshkur kaluan nëpër rrugët e Kosovës. Sot, të paktën deri tani, asnjë fjalë nga Vuçiqi dhe as nga Beogradi zyrtar.

Pyetjet e Mekulit
Pse Vuçiqi ndizet e reagon kur në qendër është Albin Kurti, por hesht kur në skenë del “miku” Rama? A është kjo heshtje pjesë e një skeme prapa dyerve të mbyllura?

Paralajmërim
Kur Rama “proteston” dhe Vuçiqi hesht, dyshimi nuk mbetet më vetëm teori; ai bëhet sinjal i fortë alarmi.

Burimi: Bota Sot

Exit mobile version