Rezultatet e votave me kusht
Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Komunën e Gjilanit. Kryetari aktual, Alban Hyseni, ka marrë 50.00% të këtyre votave, ndërsa Arbër Ismajli nga LDK-ja ka siguruar 30.26%.

Rezultatet e përmbledhura nga KQZ
Sipas të dhënave të përmbledhura të publikuara nga KQZ-ja, Hyseni prin në Gjilan me 49.82% të votave, ndërsa Ismajli renditet i dyti me 34.30%.

Balotazhi
Edhe me votat me kusht, tabloja nuk ndryshon: Komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazh.

Burimi: KQZ

Exit mobile version