Vendimi i Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga avokati mbrojtës i të pandehurit Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Me këtë vendim janë anuluar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, si dhe ai i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Rivendosja dhe masa e paraburgimit

Çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë për rivendosje, ndërsa i pandehuri mbetet në paraburgim deri në marrjen e një vendimi të ri. Gjykata Supreme i kërkon Gjykatës Themelore në Prishtinë që, gjatë rivendosjes, të respektojë afatet ligjore dhe të japë sqarime e përgjigje të qarta për të gjitha pretendimet thelbësore, përpara se të marrë një vendim të ligjshëm dhe të drejtë.

Dyshimet dhe akuzat ndaj Morinës

Sipas aktakuzës, Morina dyshohet se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës. Ai akuzohet gjithashtu për përfshirje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në konflikt.

Burimi: Gjykata Supreme

Exit mobile version