Videoja dhe kritikat nga veriu
Veprimtari Halil Geci ka shpërndarë një video të aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Mitrovica, Ramadan Istrefit, ku ky i fundit kritikon ashpër politikanët që kërcënojnë kryeministrin Albin Kurti dhe nënçmojnë integritetin e Kosovës në veri. Istrefi i quan ata “rrugaçë” dhe “hajna”, duke theksuar se veprimet e tyre i kanë bërë dëm vendit dhe kanë favorizuar interesa të huaja.

Thirrja për opozitën dhe LDK-në
Geci u bën apel opozitës – sidomos LDK-së – që të dëgjojë me vëmendje mesazhin dhe të reflektojë mbi qëndrimet e veta ndaj veriut.

“Ju të Rrugës së Re, mos luani me atdheun”
Në postimin e tij, Geci e quan videon e Istrefit “zë nga veriu që nuk mund të injorohet” dhe kërkon që ta dëgjojnë të gjithë, e veçanërisht ata që sot paraqiten si patriotë, ndërsa dje thoshin se “veriu nuk është Kosovë”.

Pjesë nga mesazhi i Ramadan Istrefit
Istrefi u drejtohet me tone të forta atyre që, sipas tij, e kërcënuan kryeministrin me gjuhë dhune, me rrahje e zvarritje, dhe e quajtën “cernagor”, duke pretenduar se nuk ka asnjë varr në Kosovë. Ai thotë se kjo gjuhë “e rrugës” nuk është as trimëri e as atdhedashuri, por servilizëm që nuk guxojnë ta shndërrojnë në vepra. Sipas tij, përmes veprimeve, hajnisë dhe poshtërsive, ata e kanë dëmtuar Kosovën dhe “e kanë shitur veriun”.

Akuza për pasurim dhe motive të fshehta
Istrefi shton se “dje ishit bithë e shtjerrët, sot jeni bërë milionerë”, duke nënvizuar pasurimin e pashpjeguar të disa politikanëve. Ai thekson se e sulmojnë dhe e fyejnë Kurtin, e quajnë tradhtar, rus apo grek, vetëm sepse, siç shprehet ai, “ai e ktheu Mitrovicën”, ndërsa ata dje i kishin “jetësuar amanetin e Rankoviçit”. Po ashtu, sipas tij, zemërimi i tyre lidhet me faktin që “Albini ua prishi kumbarit dhe bizneset me Serbinë”.

Kufiri dhe Ura e Ibrit
“Ju që e prutët Rusinë mbi Urën e Ibrit, kini arsye të shani,” shton Istrefi, “sepse kufirin Kurti e zbriti në Rashkë.”

Burimi: Postimi i Halil Gecit në rrjete sociale dhe deklarimet e Ramadan Istrefit në video.

Exit mobile version