Rezultati për kryetar
Në komunën e Istogut ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale. Sipas rezultateve preliminare, fitues është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, i cili siguron edhe një mandat tjetër për të udhëhequr komunën, me 50.13 për qind të votave, përkatësisht 8,847 vota.

Më të votuarit për Kuvendin Komunal – LDK
Në listën e LDK-së për Kuvendin Komunal, pas bartësit të listës Ilir Ferati, më së shumti vota kanë marrë: Naim Behlulaj me 962 vota, Abedin Kabashi me 813 vota, Agon Dreshaj me 584 vota dhe Zenel Shatri me 509 vota.

Më të votuarit për Kuvendin Komunal – Lëvizja Vetëvendosje
Pesë kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje janë: Astri Bujupaj me 1,918 vota, Niman Beqiraj me 212 vota, Floriana Maxharraj me 177 vota, Ardian Hulmi me 156 vota dhe Gurakuq Kabashi me 153 vota.

Më të votuarit për Kuvendin Komunal – PDK
Në listën e PDK-së, pesë më të votuarit janë: bartësi i listës, Ali Nimanaj, me 3,862 vota, Astrit Hajrizaj me 410 vota, Kaltrina Arifaj me 353 vota, Arben Kabashi me 331 vota dhe Andi Xhuraj me 307 vota.

Burimi: Rezultatet preliminare të KQZ-së.

Exit mobile version