Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është sërish objekt kërcënimesh me jetë, të cilat janë bërë përmes e-maileve. Lajmi u bë i ditur nga Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina për Gazetën Express.

Një email kërcënues është dërguar nga një individ i quajtur Betim Ibrahimi, përmes adresës [email protected], me subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”. Emaili, i shkruar në gjuhën angleze, përmban tekst të ashpër ku të dyja, Presidentja dhe familja e saj, janë kërcënuar për çështje si tradhtia dhe ndryshimi i flamurit kombëtar. Mes tjerash, autori i emailit pyet nëse rrugët në Serbi janë të shënuara në gjuhët shqip dhe serbisht. Ky email është dërguar më 16 korrik në orën 00:15.

Megjithëse ky nuk është rasti i parë i kërcënimeve ndaj Presidentes Osmani, deri më tani nuk ka pasur asnjë arrestim në lidhje me këto kërcënime.

Leave A Reply
Exit mobile version