Kevin Federline ka ndarë hollësi mbi gjendjen e tij financiare pas ndarjes nga Britney Spears, duke shpjeguar konkretisht si i përdori të ardhurat që mori.
Pagesat pas divorcit
Në librin e tij “Thoshe se e dije”, ish-balerini, i martuar me yllin e popit nga shtatori 2004 deri në nëntor 2006 kur u paraqit kërkesa për divorc, shkruan se merrte 20,000 dollarë në muaj si mbështetje për dy djemtë e tyre, Sean Preston dhe Jaden James. Përveç kësaj, ai përfitonte edhe 20,000 dollarë të tjerë në muaj si mbështetje bashkëshortore për gjysmën e kohëzgjatjes së martesës së tyre 26-mujore. Ai përmend edhe një marrëveshje shtesë, pa e bërë publike shumën, e cila më herët është raportuar të ketë qenë mes 1 milion dhe 1.3 milion dollarësh.
Si u shpenzuan paratë
Federline kujton se avokati i këshilloi të vendoste 1 milion dollarë nga marrëveshja e divorcit “në një vend të sigurt që të mund të rritej”, por ai nuk u shqetësua atëherë, duke menduar se do të “fitonte një milion tjetër shumë shpejt”. Tani, në moshën 47 vjeç, ai pranon se nuk ishte “i sigurt financiarisht” pas ndarjes, pasi “paratë nuk zgjatën aq sa mund të mendohej”. Sipas tij, shpenzimet për strehimin, transportin, sigurinë, kujdesin për fëmijët dhe nevojat e përditshme për rritjen e dy djemve në Los Angeles ishin të larta.
Marrëveshja paramartesore dhe angazhimet profesionale
Ai tregon se kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore “mjaft formale” me Spears, edhe pse në atë kohë nuk e shihte të domosdoshme, pasi, siç thotë, “nuk isha një dembel që thjesht priste të dorëzonte një faturë”. “Isha jashtë, duke punuar, duke investuar dhe duke u përpjekur”, shkruan ai, duke përmendur reklamat, prezantimet në evente, paraqitjet publike dhe pjesëmarrjen në mbledhje shoqërore.
Burimi: Libri “Thoshe se e dije” i Kevin Federline
