Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dërguar një letër ngushëllimi Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht kryetarit Ilir Rusi, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Reagimi i KGJK
KGJK vlerëson se kjo ngjarje tejet e rëndë është një goditje e madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për mbarë shoqërinë, pasi cenon rëndë vlerat themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurinë e atyre që shërbejnë në zbatimin e ligjit.

Letra e ngushëllimit
Me dhimbje të thellë morëm lajmin tronditës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës në shërbim të drejtësisë.

Në emër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë me familjen e tij, me kolegët dhe me gjithë sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë moment të rëndë për drejtësinë shqiptare, ndajmë dhimbjen tuaj dhe theksojmë nevojën për reflektim institucional dhe shoqëror. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij le të mbetet një shembull i qëndrueshëm frymëzimi dhe nderimi në shërbim të drejtësisë.

Burimi: Gazeta Express

Exit mobile version