Reagimi i Korab Rashitit
Deputeti shqiptar në Parlamentin zviceran, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau nga 100 euro për studentët, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Përmes një postimi, ai e cilësoi vendimin si formë korrupsioni dhe klientelizmi institucional, duke theksuar se një manovër e tillë është edhe e paligjshme.

Akuza për blerje votash
“Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve — TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat tuaja e taksa të tjera — të cilat po i shpërndan për qëllime elektorale, ndonëse nuk është as kryeministër dhe nuk drejton një qeveri me mandat të plotë, por një kabinet teknik për punët e përditshme”, ka shkruar Rashiti.

Thirrje për hetime
Ai kërkoi ndërhyrje të menjëhershme të prokurorëve specialë, me arsyetimin se bëhet fjalë për korrupsion institucional dhe tejkalim të kompetencave ligjore nga një kabinet teknik.

Burimi: Gazeta Express

Exit mobile version