Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon numërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat është marrë vendim për rinumërim.
Ecuria e rinumërimit
Që prej nisjes së procesit e deri tani janë rinumëruar 64 nga gjithsej 914 vendvotime. Këto i takojnë komunave: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (6), Gjilan (13) dhe Dragash (25).
Publikimi i rezultateve
Rezultatet do të shfaqen në platformën e KQZ-së, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për çdo vendvotim.
Komunat me rinumërim të plotë (100%)
Në dhjetë komuna do të rinumërohen të gjitha vendvotimet: Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.
Komunat me rinumërim prej 10%
Në 28 komuna do të rinumërohen 10% e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
