Përfundimi i verifikimit
KQZ bëri të ditur se verifikimi i votave për zgjedhjet lokale është përmbyllur në 17 komuna.
Komunat ku është mbyllur procesi
Në Qendrat Komunale të Numërimit, aktivitetet janë mbyllur në: Hanin e Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash.
Ecuria e numërimit
Deri në orën 16:00 të së enjtes janë procesuar 3.357 kuti votimi nga gjithsej 5.142 kuti, për garat e kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale.
Burimi: KQZ
