Reagimi i Kurtit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të Nicolás Maduro-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova e përkrah këtë operacion kundër narkotikëve. Përmes një reagimi publik, Kurti theksoi se vënia para përgjegjësisë e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafik droge është kyçe për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie, përcjell “Bota sot”.

Mbështetje për aleatët
“Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë”, shkroi Kurti.

Deklarata e plotë
Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Vënia para përgjegjësisë e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për ta fituar këtë betejë.

Si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, Kosova jep mbështetje të plotë në luftën kundër rrjeteve të narkotikëve dhe në mbrojtje të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të tyre, si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj disa aktorëve rajonalë që në mënyrë të përsëritur synojnë të provokojnë situatën e sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

Burimi: Bota sot

Exit mobile version