Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka përshëndetur zhvillimet e fundit në samitin e NATO-s, i cili u mbajt në Hagë, si dhe vendimin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje. Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar mbështetjen për vendimin që të mbahet samiti i 36-të i NATO-s në Tiranë më 2027.

‘‘Këtë javë në Hagë u zhvillua samiti i 34-të i NATO-s. Ne përshëndesim mbylljen e suksesshme të këtij samiti dhe vendimin unanim të vendeve anëtare për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Po ashtu, jemi të kënaqur për vendimin që samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Tiranë. Kosova mbetet e qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO,” deklaroi Kurti.

Leave A Reply
Exit mobile version