Gjatë orëve të mëngjesit, në disa zona të Shqipërisë janë regjistruar disa lëkundje sizmike.

Lëkundjet në Durrës
Tërmeti më i fuqishëm u shënua në Durrës, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Dridhjet u ndjenë në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Miras, Korçë
Një tjetër lëkundje u regjistrua në Miras të Korçës rreth orës 06:15, me magnitudë 3.1.

Konispol
Në Konispol, në jug të vendit, u shënuan edhe tre lëkundje sizmike të tjera, pa pasoja të raportuara deri tani.

Situata e përgjithshme
Deri në këtë moment, nuk ka njoftime për dëme apo të lënduar nga këto lëkundje.

(Burimi: InfoKosova)

Exit mobile version