Estetistja Linda Nebiu ishte e ftuar në emisionin “Kosova Live”, ku foli hapur për trendet më të reja në estetikë, ndërhyrjet që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe preferencat e klientëve, si te vajzat ashtu edhe te meshkujt.

Ndërhyrjet nuk janë më tabu
Sipas Nebiut, procedurat estetike nuk konsiderohen më tabu, sidomos te gjeneratat e reja. Ajo theksoi se vajzat zakonisht zgjedhin të rregullojnë buzët dhe ballin përmes botoksit ose filler-ave, ndërsa edhe pjesëmarrëset e konkurseve të bukurisë ndjekin të njëjtat prirje.

Çfarë kërkojnë meshkujt
Nebiu vuri në dukje se gjithnjë e më shumë meshkuj po i drejtohen klinikave estetike. Përveç rutinës së kujdesit për lëkurën, ata po kërkojnë edhe ndërhyrje të lehta me filler, si në zonën e ballit ashtu edhe në buzë. “Përveç ballit, tashmë edhe buzët janë kthyer në një nga kërkesat e meshkujve”, tha ajo.

Më shumë detaje mund t’i ndiqni në videon e bashkëngjitur.

(burimi: Gazeta Express)

Exit mobile version