Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka ndarë një ndër momentet më të veçanta të jetës së saj me ndjekësit në Instagram. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory, ajo ka treguar momentin kur partneri i saj, Granit Muhaxheri, i bëri propozimin për martesë. Ngjarja magjepsëse ndodhi në bregdet, ku në sfond të një zemre të madhe me mbishkrimin “Will you marry me?”, u shoqëruar me fishekzjarrë dhe dekorime të bukura me lule dhe drita, teksa Graniti iu afrua në gjunjë për t’ia dorëzuar unazën e fejesës. Melinda shfaqet e emocionuar dhe e lumtur, dhe ky moment i tyre ka tërhequr vëmendjen e lartë në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë një nga ngjarjet më të komentuara. Ky veprim simbolizon fillimin e një kapitulli të ri në jetën personale të këngëtares, e cila tashmë për një kohë të gjatë po gëzon një lidhje të dashur me Granitin.

Exit mobile version