Përmbledhje
Kushtet e motit pritet të jenë relativisht stabile në ditët në vijim, me kthjellime graduale dhe rritje të lehtë të temperaturave.
E enjte
Vranësirat nisin të shpërndahen dhe në shumë zona paraqiten intervale më të gjata me diell. Maksimumet arrijnë 15–18°C, ndërsa në mëngjes minimalet zbresin në 5–8°C. Fryn erë veriperëndimore e lehtë deri mesatare, rreth 5–9 m/s.
E premte
Në orët e para të mëngjesit shfaqet mundësi për riga lokale me kalimin e vranësirave, kryesisht në lindje të vendit. Më pas dita sjell hapësira me diell. Temperaturat ngjiten deri në 18°C, dhe lokalisht mund të prekin 20°C.
E shtunë
Moti vjen me më shumë vranësira. Nuk përjashtohet ndonjë rigë lokale shiu herët në mëngjes. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, me maksimum rreth 15°C.
E diel
Nuk priten reshje. Pas një mëngjesi me mjegull në ultësira, dita kalon me alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell. Temperaturat maksimale shkojnë në 17–18°C.
E hënë
Sërish priten më shumë kthjellime dhe një rritje e lehtë e vlerave, me maksimumet 18–19°C.
Parametra shtesë
Gjatë gjithë periudhës, minimalet luhaten ndërmjet 3–7°C. Era fryn kryesisht nga drejtimi verior, e lehtë deri mesatare 4–9 m/s, më e theksuar ditën e shtunë.
Burimi: Gazeta Express
