Njoftimi i MPJD
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur për një bllokim të përkohshëm të qarkullimit në aksin rrugor që kalon në fshatin Kastrat, komuna e Kurshumlisë në Serbi, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

Orari i bllokimeve
Sot, kufizimi i qarkullimit pritet të zgjasë nga ora 11:50 deri në 15:50.
Po ashtu, janë paralajmëruar edhe bllokime të tjera në ditë të ndryshme, me orare 11:52–18:52 dhe 09:00–24:00.

Këshilla për udhëtarët
MPJD këshillon qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar udhëtim drejt vendlindjes ose janë në tranzit nëpër këtë segment rrugor, të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur pritjet, vonesat apo pengesat e mundshme në qarkullim.

Kontakt dhe informim
Për informacione shtesë dhe ndihmë konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën për Menaxhim të Krizave Konsullore (QKMK) në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe 0800 500 95.
MPJD njofton se do të vazhdojë ta përcjellë situatën dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri.

Burimi: MPJD

Exit mobile version