Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj fjalëve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili i referohej opozitës si ‘nomadë’. Në një shkrim të bërë publik, Musliu-Shoshi i ka kthyer ato fjalë Kurtit, duke e cilësuar atë si të vetmin nomad në skenën politike.

Ajo thekson se Kurti është pa vizion të qëndrueshëm, pa një adresë të përhershme për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe pa përgjegjësi për dështimet e qeverisë së tij. Sipas saj, Kurti ndërron premtimet, por realiteti nuk e ndjek. Gjithashtu, ajo shton se Kurti nuk posedon asnjë pronë në Kosovë, nuk ka rritur fëmijë aty, dhe as nuk ka varr në këtë vend. Musliu-Shoshi përfundon duke theksuar se Kosova ka nevojë për liderë të rrënjosur në të vërtetë, jo për udhëtarë politikë që tërhiqen kur duhet të mbajnë përgjegjësi.

Leave A Reply
Exit mobile version