Debati në Pressing

Emisioni Pressing në T7 trajtoi çështjet e spiunazhit, pas arrestimit të Fatmir Shehollit. Të ftuar në studio ishin Nasim Haradinaj, Nexhmedin Spahiu, Blerim Latifi, Burim Ramadani dhe Skender Perteshi.

Akuza të ashpra nga Haradinaj

Haradinaj, me tone të ashpra, deklaroi se ka shumë njerëz që ai i quan spiunë. Sipas tij, nuk është për t’u habitur kur shfaqen të tillë, por duhet vlerësuar se sa dëm i kanë shkaktuar Kosovës.

Pretendimet për dekonspirim dhe ndikim në institucione

‘Shokët e Gjuriqit më patën futur në burg atëherë; ata Gjuriqat e vegjël, Titët, Milloshat e Kolë Shirokat më kanë dekonspiruar e më kanë munduar. Me ta jam përballur dhe i kam larguar prej këtej. Sot, fëmijët e tyre janë këtu’, tha ai.

Haradinaj shtoi se ‘spiunin e parë e kam në ZPS; personi i parë që u mundua të më dekonspironte dhe të më fuste në kurth është analist, koleg. Djali i tij është në burg dhe dyshohet për spiunazh’.

Ai vazhdoi se ‘ky është rasti më i lehtë, por ne i kemi edhe në majat e shtetit, brenda AKI-së; disa na i kanë futur edhe ndërkombëtarët. Nuk duhet të befasohemi kur dalin, por të shohim sa dëme kanë bërë’.

Burimi: Gazeta Express

Exit mobile version