Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Bexhet Neziri. Ai shërbente në stacionin policor kufitar të Hanit të Elezit. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Njoftimi zyrtar
“I ndjeri Bexhet Neziri, gjatë shërbimit të tij në Policinë e Kosovës, ka kontribuar me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet në kryerjen e detyrave zyrtare, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngushëllimet
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Neziri, miqtë, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit.

Burimi: Policia e Kosovës

Exit mobile version