Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raporteve për gara të shpejtësisë të lartë të zhvilluara më 3 korrik 2025, në rrugën “UÇK” në Rahovec, gjatë orëve të vona të natës.
Pas një hetimi të hollësishëm, janë identifikuar tre vetura dhe tre shoferë të dyshuar, të cilët me veprimet e tyre kanë krijuar rrezik të lartë në sigurinë rrugore. Policisë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj të dyshuarve: njëri prej tyre është gjobitur me 500 euro, i është ndaluar drejtimi i mjeteve për një periudhë 12-mujore dhe i janë shtuar 5 pikë negative në patentë. Ndaj dy të tjerëve, përpos pjesëmarrjes në garat, është vënë re edhe mungesa e lejes së drejtimit, për të cilat janë aplikuar masa shtesë ligjore.
Policia rajonale në Gjakovë ka deklaruar se do të vazhdojë me përpjekjet për të zbuluar dhe penalizuar çdo veprim që sjell rrezik në komunikacion. Autoritetet apelojnë tek të gjithë qytetarët që të ndjekin rregullat e trafikut dhe të evitojnë sjellje të rrezikshme për të siguruar një mjedis të sigurtë rrugor për të gjithë.