Ndërprerja e ujit në Fushë-Kosovë

Uji në qytetin e Fushë-Kosovës është ndalur për një orë, për shkak të një rrjedhjeje në një gyp që furnizon zonën nga fabrika Shkabaj.

Njoftimi i KRU ‘Prishtina’

Kompania ka bërë të ditur se defekti është në gypin Ø400 mm, prandaj është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika e Shkabajt përmes gypit Ø630 mm, i cili furnizon qytetin. Sipas njoftimit, synohet që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt.

Burimi: Gazeta Express

Exit mobile version