Ankesat e banorëve

Në ditët e para të shtatorit, banorë të një objekti banesor në lagjen Lakrishte ngritën shqetësime për punime në katin e sipërm të ndërtesës, në banesën e Juliana Nurës, finaliste e BBVK1. U dyshua për mbindërtim për shkak të shtimit të konstruksioneve, ndërsa u pretendua se punimet po kryheshin në kushte të pasigurta.

Reagimi i Komunës

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, konfirmoi për Kallxo.com se në terren janë gjetur punëtorë dhe është konstatuar një “tentativë për mbindërtim”. Sipas tij, palës i është lënë afat 7-ditor për rrënim.

Nis rrënimi

Pas rreth një muaji, procedura e rrënimit ka filluar. Prive By Liberta Spahiu publikoi pamje ku shihet makineri e rëndë duke u angazhuar gjatë ditës së sotme për prishjen e mbindërtimit.

Reagimi i Juliana Nurës

Nura reagoi në mënyrë indirekte përmes një story në Instagram. Duke u nisur nga një lajm mbi bilancin e personave të humbur në Shqipëri për mbi 30 vjet për shkak të çështjeve të pronës, ajo shkroi: “Edhe unë valla kam me ja nis me fol çka ndodh në këtë shtet”.

burimi: kallxo.com; Prive By Liberta Spahiu

Exit mobile version