Gjendja e pacientëve
Pacienti i transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i plagosur me armë zjarri në Pejë, është në gjendje të qëndrueshme. Lajmin e konfirmoi mjeku kujdestar Naser Syla, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, edhe pacienti tjetër i plagosur në ngjarjen në Pejë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Masa ndaj të dyshuarit
Personi i dyshuar se ka plagosur dy qytetarë në rrugën “Hasan Murati”, pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

Burimi: QKUK (mjeku kujdestar Naser Syla) dhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Exit mobile version