Partia Demokratike e Kosovës zhvilloi sot Konventën e Përgjithshme Zgjedhore, e cila është e njëmbëdhjeta sipas rendit. Konventa nisi në orën 11:30. Siç ishte paralajmëruar nga partia, mediat patën mundësinë të kapin pamje nga fillimi i ngjarjes dhe të ndiqnin fjalën hyrëse të kryetarit Memli Krasniqi. Krasniqi pritet të rinovohet për një mandat të ri në krye të partisë. Në përfundim të konventës, PDK do të organizojë një konferencë për mediat.

Leave A Reply
Exit mobile version