Një shans i dytë për martesën?
Ish-CEO i Astronomer, Andy Byron, duket se po i kthehet martesës me bashkëshorten, Meghan, pas skandalit global të videos nga kiss cam në koncertin e Coldplay. Sipas Daily Mail, fundjavën e kaluar ata u panë duke shëtitur përgjatë bregut të detit, me unazat e martesës ende në gishta.

Dalje në bregdet dhe qëndrimi në Maine
Fotot e publikuara tregojnë çiftin teksa dalin nga një vilë luksoze në Kennebunk, Maine – vendi ku Meghan ishte strehuar pas skandalit. Ata shihen duke shijuar një piknik romantik në plazh gjatë perëndimit të diellit dhe, në pamje të tjera, me veshje sportive teksa bëjnë shëtitje në lagje, raporton TV21.

Skandali që bëri bujë
Vetëm dy muaj më parë, Byron u përfshi në një skenë publike kur u filmua në koncert me të dashurën e tij, e cila është drejtoreshë e burimeve njerëzore në kompaninë që ai drejtonte.

Pa hapa ligjorë drejt ndarjes
Ndryshe nga rasti i znj. Cabot, bashkëshortja e një tjetër drejtuesi të kompanisë që kërkoi menjëherë divorc, Meghan dhe Byron nuk kanë ndërmarrë hapa ligjorë për t’u ndarë. Megjithatë, Meghan e hoqi menjëherë emrin e bashkëshortit nga rrjetet sociale dhe u largua nga shtëpia e përbashkët, duke u zhvendosur në Maine, ku është parë së fundmi sërish me Byron.

Burimi: Daily Mail; TV21

Exit mobile version