Vlerësim për punën në Kuvend
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, përmes një postimi ka vlerësuar Glauk Konjufcën për punën dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë udhëheqjes së Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se, përtej urimit miqësor “urime Kryetar”, në të ardhmen Konjufcës do t’i drejtohen edhe me “Faleminderit Kryetar”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij institucional.

Mesazhi i Pecit
“Me buzëqeshje dhe miqësisht, Glauk Konjufca më nderoi sot me fjalët ‘urime Kryetar’. Megjithatë, për shkak të trashëgimisë që ka lënë me punën e mirë, komunikimin, profesionalizmin dhe performancën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne do të vazhdojmë për shumë kohë t’i drejtohemi: ‘Faleminderit, Kryetar!’”, shkruan Peci.

Burimi: Postim i Faton Pecit.

Exit mobile version