Përplasja online
Një konflikt virtual ka shpërthyer së fundmi mes ish-mikeshave, Kiara Tito dhe Dojna Mema. Në këtë vorbull janë përfshirë edhe bashkëshortët; në qendër të vëmendjes është Luiz Ejlli.
Reagimi i Luizit Ejlli
Luizi ka imituar qasjen e Dojnës duke thumbuar postimin e saj të fundit, ku ajo i sqaroi publikut se heqja e follow-it nga Kiara në Instagram i erdhi krejt papritur.
“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për tu përgjigjur drejtpërdrejtë! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa qe i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e papare, dhe kam shume interes ta tjerre edhe me shume se kaq publikisht. Natën e mirë”, shkroi Luizi, teksa publikoi një screenshot të një bisede të vjetër me Kiarën, që nuk kishte lidhje fare me situatën aktuale.
Çfarë pritet më tej
Tani mbetet të shihet nëse do të vijë një reagim edhe nga Vlashent Sata, bashkëshorti i Dojna Memës.
Foto: Instagram
Burimi: botasot.info
