Kujdes i shtuar në trafik
Si pasojë e mjegullës së dendur që ka përfshirë vendin ditët e fundit, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në trafik.
Apeli i Policisë
Përmes një postimi, Policia ka theksuar se mjegulla mund të paraqesë rrezik serioz për shoferët, duke u kërkuar ngasësve të veturave të jenë të vëmendshëm. “KUJDES! MJEGULLA MUND TË JETË NJË RREZIK PËR SHOFERËT”, thuhet në njoftim.
Burimi: Policia e Kosovës
