Fluks i shtuar i emigrantëve është vërejtur në kufirin Shqipëri–Kosovë me rastin e festave të fundvitit. Qindra automjete dhe drejtues nga vendet e Bashkimit Evropian po kalojnë drejt Kosovës për të kaluar pushimet pranë familjeve.

Radhë të gjata në Vërmicë
Sapo hyjnë në territorin e Kosovës, në pikën kufitare të Vërmicës janë krijuar radhë të gjata mjetesh.

Siguracioni jeshil, arsyeja kryesore
Shkaku kryesor është pagesa e detyrueshme e siguracionit jeshil për automjetet me targa të huaja që do të qëndrojnë në Kosovë. Shumë shoferë thonë se kjo procedurë u sjell vonesa të gjata dhe pritje të lodhshme.

Ndikimi i mungesës së energjisë
Situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e energjisë elektrike, duke bërë që sportelet e sigurimeve të funksionojnë me gjeneratorë.

Burimi: tch, përcjell KosovaPress

Exit mobile version