Pas numërimit të shumicës së votave me postë për kryetarë dhe asamble komunale, është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në garën për kryetarë komunash, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës prin në garën për asambletë komunale.

Fitoret pa balotazh
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë siguruar qeverisjen pa balotazh secila në nga tri komuna. LVV ka fituar në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa PDK në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.

Pa balotazh ka fituar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Istog dhe Lipjan, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan. Gara është mbyllur në raundin e parë edhe për Ramiz Lladrovcin në Drenas, si dhe për Nismën në Malishevë. Lista Serbe ka fituar pa balotazh nëntë komuna me shumicë serbe.

Votat për asambletë komunale
Në garën për asamble komunale, renditja është ndryshe: PDK kryeson në nivel vendi me mbi 186 mijë vota, e ndjekur nga LDK me më shumë se 182 mijë vota, ndërsa LVV renditet e treta me rreth 167 mijë vota. AAK ka siguruar rreth 86 mijë vota.

Balotazhi
Në 18 komuna të tjera do të zhvillohet raundi i dytë.

Përballjet në balotazh
LVV kundër LDK:
– Gjilan
– Fushë-Kosovë
– Obiliq
– Pejë
– Prishtinë
– Viti

LVV kundër PDK:
– Mitrovicë
– Prizren
– Vushtrri

AAK kundër LVV:
– Gjakovë
– Rahovec

AAK kundër LDK:
– Suharekë
– Junik

PDK kundër LDK:
– Dragash

PDK kundër AAK:
– Klinë

Burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Exit mobile version