Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike rezultatet e para nga numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për garën për kryetar të Prishtinës.

Rezultatet paraprake me postë
Nga rreth 20 për qind të votave të numëruara me postë, kryeson kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, me 47.31 për qind, që përkthehet në 88 vota.

Renditja e kandidatëve
– Përparim Rama (LDK) renditet i dyti me 30.65 për qind, ose 57 vota.
– Uran Ismaili (PDK) ka marrë 16.13 për qind, përkatësisht 30 vota.
– Besa Shahini (PSD) ka 2.15 për qind, ose 4 vota.
– Bekë Berisha (AAK) ka 2.15 për qind, ose 4 vota.
– Fatmir Selimi, kandidat i pavarur, ka 1.08 për qind, apo 2 vota.

Balotazhi
Komuna e Prishtinës shkon në raund të dytë, pasi asnjëri nga dy kandidatët me më shumë vota nuk arriti të kalojë pragun prej 50 për qind në raundin e parë.

Burimi: KosovaPress

Exit mobile version