Rinumërimi i votave në 11 komuna

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatët është përmbyllur plotësisht në 11 komuna të Kosovës, pas vendimit të KQZ-së që të gjitha vendvotimet në nivel vendi t’i nënshtrohen rinumërimit.

Ecuria e rinumërimit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha RTKlive se deri në orën 16:00 janë rinumëruar afërsisht 45 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1,142 nga gjithsej 2,557 që janë paraparë të kalojnë në këtë proces. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve të miratuara nga KQZ.

Komunat ku procesi është mbyllur

Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zveçan dhe Junik.

Planet e KQZ-së

KQZ synon ta përfundojë tërësisht rinumërimin brenda këtij muaji dhe më pas, në fillim të muajit pasues, të shpallë rezultatet përfundimtare.

Pse u vendos rinumërimi i përgjithshëm

Fillimisht ishte miratuar që në 10 komuna të bëhej rinumërim i plotë, ndërsa në 28 të tjera vetëm 10 për qind. Më pas u kalua në rinumërim total pas evidentimit të manipulimeve dhe mospërputhjeve të theksuara në votat e kandidatëve brenda subjekteve politike. Për këtë çështje është angazhuar edhe Prokuroria e Shtetit, e cila po mbledh informata dhe prova për të verifikuar nëse ka pasur vepra penale të lidhura me procesin zgjedhor.

Burimi: RTKlive

Exit mobile version