Fluksi i bashkatdhetarëve që po largohen nga Kosova pas festave ka sjellë vonesa të ndjeshme mbrëmjen e sotme në disa pika kufitare me Serbinë.

Sipas përditësimeve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ngarkesa më e madhe është te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Dheu i Bardhë
Pritja për dalje nga Kosova arrin rreth 80 minuta, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet afërsisht 250 metra.

Merdarë
Edhe këtu ka fluks: sistemi llogarit vonesa nga 15 deri në 20 minuta, por kolona në dalje ka arritur rreth 300 metra.

Pikat e tjera
Në Vërmicë, Hani i Elezit, Kullë dhe Muçibabë qarkullimi është i rrjedhshëm, me pritje minimale në hyrje-dalje, rreth 3–5 minuta.

Paraditja
Më herët gjatë ditës, pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë kanë qenë edhe më të gjata.

Burimi: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK)

Exit mobile version